Një tjetër video është publikuar nga ISIS, që tregon një tjetër shtetas britanik i cili besohet se mbahet peng nga militantët. Videoja e re është ndryshe nga të tre të parat. Nuk ka ekzekutime dhe është e xhiruar në ambiente të brendshme dhe nuk shfaqet asnjë militant i ISIS. Në të paraqitet një person që e quan veten John Cantlie, gazetar dhe reporter që ka punuar në Lindjen e Mesme si korrespondent për disa nga gazetat më të mëdha britanike.
 
Ai thotë se në nëntor të 2012 mbërriti në Siri për të raportuar mbi ngjarjet atje, por u morr peng nga militantët e Shtetit Islamik.