Një video e publikuar nga ISIS këtë të dielë tregon vrasjen e dy grupeve të ndryshme të pengjeve të krishterë etopian nga grupi ekstremist i Libisë. Videoja e cila zgjat 29 minuta tregon dy grupet e pengjeve të kapura.

Në video sqarohet se njëri grup mbahet nga ISIS në vendin e quajtur provinca Barka në veri ndërsa grupi tjetër mbahet në vendin e vetëquajtur provincia Fazzan në jug të Libisë.

Një prej luftëtarëve të maskuar duke mbajtur në dorë një pistoletë lexon një deklaratë të gjatë duke thënë se të krishterët duhet të konvertohen në myslimanë ose në të kundërt do të paguajnë një taksë të veçantë të përshkruar nga Kurani.

Pas deklaratës së xhihadistit shfaqen pamjet e pengjeve duke u vrarë e duke u prerë kokat në një plazh.

Në video tregohet qartësisht se si vriten plot 28 pengje nga të cilët 16 prej tyre u hiqet koka në plazh ndërsa 12 të tjerë vriten me armë.

Video ngjan me videon e mëparshme të publikuar nga ISIS ku i hiqte kokat pengjeve.

Grupi i Shteti Islamik ka qenë në gjendje të fitojë një terren në mes të kaosit në Libi, ku dy qeveritë mbështetur nga aleancat rivale të milicisë janë ndeshur me njëri-tjetrin, si dhe grupet ekstremiste.






Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)