ISIS shpërthen autobusin në Burkina Faso, 14 studentë të vrarë, 750 viktima që nga viti 2015

ISIS shpërthen autobusin në Burkina Faso, 14 studentë të vrarë, 750 viktima që nga viti 2015

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një pajisje shpërthyese shpërtheu një autobus në Burkina Faso veriperëndimore në Afrikë.

Automjeti po transportonte studentë të cilët po ktheheshin në qytetet ku ata studionin pas pushimeve të Vitit të Ri.

Policia e rajonit të Sourou tha se sulmi ishte vepër e luftëtarëve të ISIS.

Në prag të Krishtlindjes, 35 civilë u vranë në veri të vendit nga një sulm xhihadist mbi një bazë ushtarake.

Reagimi i forcave të armatosura, me mbështetje ajrore, kishte bërë të mundur "neutralizimin e 80 terroristëve", sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Burkina Faso kishte organizuar dy ditë zi kombëtare për të përkujtuar viktimat civile.

Edhe më1 Dhjetor, një kishë protestante u godit nga një sulm terrorist në departamentin e Fouturi, afër kufirit me Nigerin.

Vendet perëndimore janë përpjekur të ndihmojnë qeverinë në rajon të luftojnë kryengritësit e ISIS, por dhuna ka vazhduar.

Ashtu si Mali dhe Nigeria fqinj, Burkina Faso ka vuajtur nga sulme të shumta xhihadiste që nga viti 2015 të cilat kanë shkaktuar rreth 750 të vdekur dhe 560,000 njerëz të zhvendosur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja