Aktualisht mediat belge raportojnë për mbi 30 viktima dhe 136 të plagosur. 20 të vrarë në aeroport dhe 14 në metro. ISIS merr përsipër autorësinë e sulmeve. Arrestohen dy të dyshuar.
Shpërthimet vijnë 4 ditë pas arrestimit të terroristit Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit në nëntor.
Mediat belge thonë se janë pezulluar të gjitha fluturimet ndërsa njerëzit janë evakuuar nga aeroporti. “Mos shkoni në aeroport. Aeroporti është evakuuar. Fluturimet janë anuluar. Mos kaloni pranë aeroportit,” shkruan në twiter aeroporti i Brukselit. Po ashtu janë mbyllur metrotë dhe hekurudhat.
Sakaq kontrollet e sigurisë janë shtuar në të gjithë zonën Shengen, ndërsa kufiri belg me Francën është mbyllur. Liderët europainë kanë dënuar sulmet terroriste.
Live nga Brukseli
(Situata jashtë aeroportit Zaventem në Bruksel pas dy shpërthimeve terroriste)
Ora 22:00 Mbreti belg: 22 marsi nuk do te harrohet kurë
Mbreti Philippe i Belgjikës ka deklaruar se data 22 mars nuk do të harrohet kurrë te populli belg pas sulmeve të Brukselit. Në një adresim për popullin, mbreti ka deklaruar se Belgjika është në zi dhe se 22 marsi më kurrë s’do të jetë i njëjtë.
“Jemi përballur me një kërcënim, por do të vazhdojmë të punojmë së bashku qetë, sinqerisht dhe me dinjitet. Duhet të vazhdojmë t’i besojmë vetvetes. Kjo është fuqia jonë”, ka deklaruar ai.
Ora 19:00 Të tre sulmet ishin kamikaze
Policia ka konfirmuar se zyrtarisht te tre sulmet ishin kamikaze. Korespondentja e Report TV ne Bruksel thekson kete detaj, e ne nje pasqyre te situates ne kryeqytetin e Europes ajo thekson se policia ka kerkuar qe mediat mos te publikojne informacion per personin e shpallur ne kerkim fotoja e te cilit po ben xhiron e botes.
Ora 18:34 Steinmeier dhe Zannier i OSBE: Pabesisht, terroristët vunë në shënjestër njerëz të pambrojtur
Kryetari i Radhës i OSBE, Ministri Federal i Punëve të Jashtme Frank‑Walter Steinmeier, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Lamberto Zannier dënuan sot fuqimisht sulmet terroriste në Bruksel, i shprehën ngushëllimet e tyre të përzemërta familjeve të viktimave, popullit dhe Qeverisë së Belgjikës, si dhe i uruan shërim të shpejtë të plagosurve të shumtë. Ata theksuan solidaritetin dhe vendosmërinë e OSBE për të dhënë kontribut në luftën kundër terrorizmit.
Ai tha: “Këto sulme të neveritshme kishin për synim të godisnin zemrën e Evropës. Duke vepruar pabesisht, terroristët vunë në shënjestër njerëz të pambrojtur. Në këto orë dhimbjeje Evropa po tregon solidaritet dhe po shtrëngon radhët. Belgjika nuk është vetëm, ne jemi të bashkuar. Miqtë tanë belgë gëzojnë mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe të OSBE. Së bashku, jemi të vendosur që t’i bëjmë ballë plagës së terrorizmit.”
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Zannier tha se tani më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të fortë, së bashku. “Lufta ndaj radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm e terrorizmit duhet të kthehet në një përparësi për të gjithë ne. Kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar tashmë ka njohur një dimension të ri, i cili prek të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE. Do të jemi në gjendje që ta mposhtim atë vetëm përmes bashkëpunimit dhe dialogut, duke trajtuar jo vetëm aspektet e lidhura drejtpërdrejt me sigurinë, por edhe shkaqet burimore të ekstremizmit të dhunshëm dhe të radikalizmit që çojnë në terrorizëm”.
Zannier theksoi se terrorizmi mund të mposhtet vetëm përmes një qasjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e cila karakterizohet nga pjesëmarrja aktive dhe bashkëpunimi i aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile, por edhe i organizatave ndërkombëtare dhe rajonale.
Ora 18:00 Sekretari i NATO-s: Rrisim nivelin e alarmit ne seli
Sekreati i Pergjithsëm i NATO-s ne nje konference per emdiat ka denuar sulmin tragjik qe i mori jeten mbi 30 personave ne Bruksel, duke theksuar se NATO eshte e vendosur te rrise nivelin e alarmit ne seli
“Jam thellësisht i trishtuar nga sulmet në Bruksel që ndodhën këtë mëngjes. Numri i të vdekurve është numër tragjik. Ngushëlloj të gjithë ata që humbën familjarët dhe të dashurit e tyre, jam me popullin e Belgjikës. Duhet të rrimë të bashkuar në këto ditë të errëta për Europën. Ky është një sulm frikacak. Nuk do ta lejojmë terrorizmit ta humbë demokracinë dhe t’i mohojë liritë tona. NATO vendos të rrisë nivelin e alarmit në seli. Ne duhet të jemi vigjilent dhe të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ora 17:00 Sherbimet sekrete irakiene paralajmerojnë tjeter sulm
Tjeter alarm per Brukselin. Shërbimet sekrete irakene njoftojnë autoritetet belge për një tjetër sulm.Sipas këtyre shërbimeve 3 kamikazë janë gati për t’u hedhur në erë në kryeqytetin belg. Policia ndërkohë u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Forca të shumta të ushtrisë janë në rrugët e Brukselit për të krijuar siguri, ndërsa qytetarët janë ende të shokuar nga sulmet e mëngjesit.
Ora 15: 45 Renzi: Europa të bëjë më shumë për tu mbrojtur
Në një konferencë të posacme për shtyp kryeministri italian Mateo Renzi thotë se Europa duhet të bëjë ëm shumë për tu mbrojtur nga terrorizmi
"Europa duhet të bëjë më shumë për tu mbrojtur, të gjithë të bëjmë pakt të ëoprbashkët për tu unifikuar në luftë kundër terrorizmit që po na godet."
Ora 15:40 Belgjika shpall tre ditë zie
Pas sulmeve, qeveria federale e Belgjikës ka caktuar tre ditë zie kombëtare. Lajmi u njoftua nga Ministri i Brendshëm Jan Jambon .
Ora 15:35 Obama: Të bashkuar kundër terrorizmit
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur vendin mik dhe aleat, Belgjikën, duke çuar autorët para drejtësisë”, tha president i SHBA-ve nga Kuba, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.
“Sulmet terroriste na kujtojnë sërish se bota duhet të jetë e bashkuar kundër terrorizmit”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ora 15:30 Mediat e Brukselit publikojnë fotot e atentatoreve te dyshuar
Mediat lokale belge publikojne kete fto si autorë të dyshuar të sulmeve. Ne foton e shkeputur nga kamerat e sigurisë së aeroportit shihen tre persona por ende nuk dihet nëse janë ata personat e përfolur
(Dy prej autorëve me doreza në njërën nga duart, supozohet se kishin të lidhur butonin për aktivizimin e detonatorit)
Ora 14:45 PDIU: Terrorizmi nuk ka fe
PDIU ka reaguar për sulmet terroriste në kryeqytetin belg.
“Terrorizmi goditi sot zemrën e Evropës. PDIU gjendet në krah të banorëve të Brukselit dhe mbarë botës së qytetëruar në këto çaste të vështira. Terrorizmi nuk ka kombësi, fe apo ideale, ka vetëm një ngjyrë: zinë e njerëzimit!”, thuhet në mesazhin e PDIU-së.
Ora 14:40 Reagon Papa Françesku:Solidaritet me viktimat, denoj sulmet
Kreu i katolikëve në mbarë botën, Papa Françesku ka reaguar për sulmet e sotme terroriste në Belgjikë.
Ai i dënon këto sulme dhe solidarizohet me familjet që humbën të dashurit e tyre në këto sulme.
“Pasi mësoi për atentatet e Brukselit, që kanë prekur shumë njerëz, Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, ia beson mëshirës së Zotit personat, që kanë humbur jetën, dhe bashkohet në lutjen e në dhimbjen e të afërmve të tyre. Ai shpreh solidaritetin e tij më të thellë dhe i bekon familjet dhe të gjithë ata, që kontribuojnë në dhënien e ndihmës, duke i kërkuar Zotit t’u sjellë paqe e ngushëllim në këtë sprovë. Ati i Shenjtë dënon sërish dhunën e verbër, e cila shkakton kaq shumë vuajtje, si dhe i përgjërohet Hyjit për dhuratën e paqes. Gjithashtu, i lutet të dikojë bekime hyjnore për familjet e sprovuara dhe për belgët”, thuhet në mesazhin e Papa Françeskut.
Ora 14:17Arta Dade reagon pas sulmeve terroriste
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në aktet terroriste, në emër të të komisionit që ajo drejton.
“Qendra e Europës e kryeqyteti i Belgjikës u trondit nga aktet çnjerëzore terroriste të komanduar prej ISIS, që vijnë pas goditjeve që vetë ISIS ka marrë nga koalicioni i shteteve kundër terrorit”, thuhet në mesazhin e Dades.
“Ne gjithashtu mbështesim angazhimin e Shqipërisë si pjesë e politikave të sigurisë së përbashkët të BE, por edhe si vend anëtar i NATO-s në luftën kundër terrorit. Do vazhdojmë të punojmë së bashku me aktorët vendas, rajonalë e euroatlantikë për të garantuar më shumë siguri në vend, në rajon e në Europë”, vijon mesazhi.
Ora 14:15 Trump reagon për sulmet në Bruksel
“Të gjithë e mbani mend sa vend i bukur dhe i sigurtë ishte Brukseli. Jo më, tani i takon një bote tjetër! SHBA-të duhet të tregohen vigjilente dhe të zgjuara!”, shkruan në Twitter Donald Trump, kandidati republikan për President në SHBA.
Ora 14:00 Alarm për bombë në spitalin Sain-Pierre
Ka një alarm për bombë në spitalin Sain-Pierre, ku u shtruan disa nga të plagosurit nga sumlet e këtij mëngjesi. Në këtë spital, u dërgua edhe Salah Abdeslam pas arrestimit të tij. Lajmi u raportua nga gazeta belge Le Soir, në faqen e saj online.
Ora 13.20 ISIS kërcënon Europën me sulme të tjerra terroriste
ISIS “premton operacione të tjera në Europë”. Kërcënimi gjendet në tekstin e komunikatës dëruar agjencisë së lajmeve Amaq, lidhur me sulmet në Bruksel, sipas raportimeve të egjiptianes “Al Watan”.
“Në një deklaratë të bërë publike, Daesh konfirmon se ky operacion u bazua në planifikimin dhe ekzekutimin me shpejtësi të madhe, por pa dhënë detaje të tjera rreth rreth ‘operacionit’”, shkruan portali egjiptian.
Ora 13.00 Siria: Sulmet rezultat i politikave të gabuara
Qeveria siriane dënon sulmet terroriste në Bruksel, por akuzon shtetet perëndimore që kanë përdorur politika të gabuara dhe që janë “familjarizuar me terrorizmin për t’u shërbyer interesave të veta.
Ora 12:55 Sulmet në Bruksel, ISIS merr autorësinë
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bruksel. Kjo është transmetuar nga agjencia Amaq, media të afërta me organizatën terroriste.
Ora 12:45 Hollande: Do jemi të paepur kundër terrorizmit
Franca do të vazhdojë në mënyrë të apepur luftën e pamëshirshme kudnër terrorizmit, sin ë planin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm. Kështu thotë presidenti francez Francois Hollande, në një konferencë për shtyp në Paris.
Në këto rrethana shprehet Hollande, Franca do të forcojë kontrollet e sigurisë, policinë e kufirtit, infrastrukturën dhe transportet. Shefi i pallatit Eliseo shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave."Jemi përpara një kërcënimi global, kështu që edhe përgjigja kundër terrorizmit duhet të jetë globale," tha presidenti francez..
Ora 12:38 Bilanc provizor: 26 të vdekur dhe 130 të plagosur.
Të paktën 26 të vdekur dhe 130 të plagosur është bilanci provizor në dy shpërthimet, mes tyre të plagosur në gjendje të rëndë. Ministri belg i Shëndetësisë Maggie de Block, ka thënë se në aeroport kanë mbetur 11 persona të vrarë dhe 81 të plagosur. Ndërsa sa i përket shpërthimit në stacionin e metrosë në Amelbeek, shoqëria e transporteve të qytetit ( Stib) ka thënë se janë 15 të vdekur dhe 55 të plagosur.
Ora 12:00 Kryeministri belg: Të paktën 28 viktima, bilanci jo përfundimtar
“Ky është një moment i zi për vendin tonë dhe më shumë se kurrë nevojitet të ruajmë qetësinë dhe solidaritetin,” ka deklaruar kryeministri belg Charles Michel, i cili ka konfirmuar në konferencë shtypi bilancin e parë të sulmeve terroriste të mëngjesit në Bruksel. “13 të vdekur në aeroportin Zaventem dhe 15 në stacionin e metrosë në Maelbeek. Të paktën 35 të plagosur në aeroport. Bilanci nuk mund të konsiderohet ende përfundimtar.
“Është një provë e vështirë dhe duhet ta përballojmë të bashkuar dhe solidar”, ka shtuar ai.
SipasMichel atentatet terroriste në Bruksel ishin vetëm dy, njëri në aeroportin e Zaventem dhe tjetri në stacionin e metrosë në Maelbeek.
Ora 11. 55 Zëdhënësi i Merkel: Qëndrojmë të bashkuar, të vendosur”
“Sulmet në Bruksel na shtyjnë të qëndrojmë të bashkuar. Solidaritet me viktimat dhe vendosmëri kundër terroristëve”. Ky është mesazhi i zëdhënësit të Angela Merkel, Steffen Seibert në twitter.
Ora 11.50 Valls:”Jemi në luftë”
“Jemi në luftë”. Kështu ka deklaruar kryeministri francez Manuel Valls, i cili mblodhi kabinetin e emergjencave në pallatin mbretëror me presidentin Francosi Hollande.
Ora 11:48 Pako eksplozivi në Pallatin Mbretëror
Ndërsa Brukseli u trondit nga 4 shpërthime, dy në aeroportin Zaventem dhe dy në stacionin e metrosë në Maelbeeck ku u shënuan dhjetëra viktima e të plagosur, një tjetër ngjarje tragjike mund të kishte ndodhur por që fatmirësisht është parandaluar.
Një pako e dyshimtë e vendosur në rrugën la Loi pranë pallati mbretëror "Royal Palace" në Bruksel, ngriti në alarm policinë atje për një shpërthim tjetër. Dhe ashtu siç ishin dyshimet e policisë, pakoja e dyshimtë në formën e një valixheje, kishte lëndë eksplozive.
Shpërthimi i saj u bë i kontrolluar nga forcat e policisë duke shmangur kështu pasojat tragjike në njerëz.
Ora 11.45 Tusk: I tmerruar, gjithçka për të përballuar terrorizmin
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh se sulmet në Bruksel shënojnë një tjetër veprim të ulët të terroristëve.
"Jam i tmerruar nga shpërthimet e mëngjesit në aeroportin Zavantem dhe në institucionet europiane në Bruksel, ku humbën jetën njerëz të pafajshëm. U shpreh ngushëllimet e mia të afërmve dhe miqve të viktimave. Institucionet europiane janë mirëpritur në Bruksel falë mikpritjes së qeverisë dhe njerëzve në Belgjikë. Bashkimi Europian do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Brukselin, Belgjikën dhe të gjithë Europën për të përballuar kërcënimin terrorist në të cilën ndodhemi", shkruan Tusk.
Ora 11.40 Cazeneuve:Riforconi kontrollet në hapësirën Shengen
“Nevojitet të forcojmë masat e kontrollit në zonën Shengen,” kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme francez Bernard Cazeneuve pas sulmeve terroriste në Bruksel duke nënvizuar që “kriminelët mund të përdorin hapësirën e lirisë në zonën Shengen.”
Ekskluzive/ Punonjesit e komisionit europian te evakuuar brenda ndertesave, urdher asnje te mos dale jashte.
Ora 11.30 Hekurudha belge: “Mos përdorni trenin”
Pas shpërthieve terroriste hekurudha belge u ka kërkuar sot të gjithë pasagjerëve që të mos përdorin trenin në Bruksel
Ora 11.28 Mbyllet kufiri Belgjik-Franc
Ora 11.25 Kryeministri Belg: Shmangi lëvizjet
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel i ka bërë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, dhe të shmangin lëvizjet jashtë. Numri i vënë në dispozicion për rastet e emergjencës është 1771.
Ora 11.20 Fleckenstein: E tmerrshme cfarë po ndodh në Bruksel, jam mirë
Europarlamentari për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka shkruar në Facebook se është e tmerrshme ajo se çfarë po ndodh në Bruksel. Ai thotë së në media janë përhapur lajme të rreme për gjendjen e tij shëndetësore, por ai thotë se është mirë dhe se nuk është prekur nga sulmet.
Ora 11.15 Mogherini: “Të bashkuar në dhimbje dhe reagim kundër radikalizmit”
“Qëndrojmë të bashkuar në këtë dhimbje, por ehde në reagimin që duhet të ofrojmë në këto raste për të shmangur radikalizmin dhe dhunën,” ka deklaruar Përfaqësuesja e lartë për zgjerimin në BE Federica Mogherini.
Ora 11.10 Dëshmitari: “Në metro të paktën 3 shpërthime”
Të paktën tre shpërthime në metro. Celine ende e shokuar, rrëfen momentet e terrorit në stacionin e metrosë në Maelbeek, ku ndodhej në momentin e shpërthimit shkruan repubblica.it. “Dëgjova një shpërthim të parë, por nuk arrita ta kuproja nëse ishte në ndonjë vagon apo në stacion. Më pas dëgjova edhe dy shpërthime të tjera. Kishte tym gjithandej dhe panic. Nuk dinim si të dilnim. Dikush përpiqej të mbante qetësi dhe përpiqej të ndihmonte të tjerët që të dilnin, dikush filloi të bërtiste i terrorizuar," ka thene ajo.
(Shpërthimi në metronë e Maelbeek)
Foto shpërthimi në Metronë në Malebeek
Ora 11.05 Anulohen ndeshjet e kombëtares së futbollit belg
Trajnimet e ekipit kombëtar të futbollit belg janë anuluar pas bombardimeve në aeroport dhe në metrotë në Bruksel.
Ora 11.00 Mbyllet pallati mbretëror në Bruksel, pako e dyshimtë
Pallati Mbretëror në Bruksel "Royal Palace" është mbyllur pas informacioneve për një pako të dyshimtë. Policia është duke verifikuar nëse ky informacion është i vërtetë dhe nëse në pallatin mbetëror ka ndonjë pako të dyshimtë.
Ora 10.58 Schulz: Sulme të urryera, qëndroni në vende të sigurta
Presidenti i Parlamentit europian Martin Shculz ka dënuar sulmet duke i cilësuar të urryera. "Mendimet e mia janë me Brukselin dhe qytetarët e tij. Qëndroni në vende të sigurta dhe ndiqni instruksionet e autoriteteve", shkruan ai në Twitter.
Ora 10.55 Meta: Sulm ndaj gjithë Evropës e njerëzimit
Edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilita Meta ka reaguar për ngjarjet ne Bruksel duke i vlerësuar sulme ndaj të gjithë Evropës dhe njerëzimit. "Terrorizmi nuk ka vend ne Evrope. Shqipëria përkrah partnereve tanë euro-atlantike për të çrrënjosur celulat terroriste. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Të vendosur së bashku të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë", shprehtet Meta.
Ora 10.35 Putin: Sulme barbare
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij dhe solidaritetin e popullit rus në të njëjtën kohë, duke dënuar sulmet barbare
Ora 10.30 Cameron mbledh COBRA-n
Kryeministri Britanik David Cameron mbledh komitetin Ndërministror të Emergjencave të qeverisë së tij. Ai e ka anonçuar lajmin në Twitter: Do të mbledh neser në mëngjes COBRA mbi ngjarjet në Bruksel.
Ora 10:25 Autobuzët, trami dhe metrotë të pezulluara në Bruksel
Të gjitha shërbimet publike në Bruksel janë pezulluar. Autobusër, metrotë e tramët janë ndalur dhe qytetarëve i është bërë apel për të qëndruar në shtëpi. Po ashtu janë pezulluar edhe të gjitha fluturimet.
Ora 10:20 Hollande thërret takim urgjent
Presidenti francez Francois Hollande ka kërkuar një takim urgjent në Elysee pas shpërthimeve në Bruksel. Aty do të marrin pjesë, kryeministri Manuel Valla, ministri i Mbrojtjes Jean-Yves le Drian dhe ai i punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve.
Ora 10:18 Komisioni Evropian personelit: Qëndroni në shtëpi
Komisioni Evropian i ka bërë apel personelit të saj të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë. Vetëm pak metra larg institucioneve evropiane, në dy shpërthime në metro mbetën të vdekur të paktën 10 persona.
Ora 10.15 MPJ, Bushati: S'ka shqiptarë të lënduar. Krah Belgjikës kundër terrorizmit
Shpërthimet e vrullshme terroriste që tronditën Brukselin këtë të martë, deri më tani fatmirësisht nuk kanë prekur shqiptarët. Sipas informacioneve të marra nga ambasada jonë në Bruksel, nuk ka të dhëna deri më tani që të ketë shtetas shqiptarë të lënduar nga sulmet e mëngjesit të sot.
Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme, dënon sulmet terroriste që goditen sot Brukselin dhe shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. "Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm", shprehet ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Ambasada e RSH ne Bruksel qendron ne gatishmeri per situaten e krijuar. Shtetasit shqiptare mund te kontaktojne ne numrin ++32 (0) 488950217
Ora 10.12 Në aeroport u bë sulm kamikaz
Sipas medias belge Vrt, sulmi terrorist në aeroportin internacional të Brukselit ishte "shpërthim vetëvrasës", pra një sulm kamikaz.
(Dëmet në aeroportin belg pas shpërthimeve)
Ora 10.10 Televizioni belg: Të paktën 13 të vdekur
Të paktën 13 persona kanë mbetur viktima të atentatit terrorist që goditi aeroportin e Brukselit, raporton televizioni publik belg VRT. Po ashtu VRT thotë se atentati ishte sulm kamikaze, pasi para shpërthimit u dëgjuar thirrje në gjuhën arabe. Burime të tjera sipas VRT flasin për 10 viktima dhe 35 të plagosur.
Ora 10.05 10 të vdekur vetëm në shpërthimin në metro
Mediat lokale belge raportojnë se në shpërthimin që ndodhi në metronë në Maelbeek, pas dy sulmeve me bombë në aeroportin Zaventem, kanë mbetur të vdekur 10 persona. Këto janë informacionet e para që vijnë nga mediat e huaja, të cilat pritet të verifikohen gjtë orëve në vazhdim, pasi situata është ende kaotike. Kjo fotografi tregon momentet brenda metrosë, pak pas shpërthimit.
Ora 10.00 Aeroporti i Brukselit: Ja numri ku mund të telefononi
Aeroporti i Brukselit ka lançuar në Twitter një numër telefoni në mënyrë që familjarët e pasagjerëve prezent të telefonojnë për tu lidhur me ta. Numri është (0032) (02)/753.73.00.
Ora 09.55 Renzi: Me zemër në Bruksel
Kryeministri i Italisë ka reaguar për shpërthimet në Bruksel. Në rrjetin social Tëitter ai shkruan: Me zemër dhe mendje në Bruksel, Europë".
Cameron: I tronditur, bëjmë gjithçka për t'ju ndihmuar
Kryeministri britanik David Cameron është shprehur i shokuar nga sulmet në Bruksel që i morën jetën disa personave e lanë dhjetëra të plagosur.
Në Twitter, Cameron shkruan se qeveria e tij do të bëjë ç'është e mundur për t'i ardhur në ndihmë Brukselit. "Jam i tronditur dhe i shqetësuar nga ngjarjet në Bruksel. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar", shkruan Cameron.
Ora 09.52 Brukseli i paralizuar, ushtria në rrugë
Qyteti i blinduar, ushtria në rrugë. Trafiko totalisht i bllokuar për të lejuar kalimin e ambulancave. Kjo është gjendja e tanishme në Bruksel.
Ora 09.40 Burime Spitalore: 10 të vdekur dhe 30 të plagosur
Dhjetë të vdekur dhe 30 të plagosur. Ky është bilanci i sulmit në aeroportin e Zaventemit sipas burime nga spitali ULB.
Ora 09.30 Dy Shpërthime të tjera në stacionet e metros Maelbek dhe Schuman pranë institucioneve europiane
Dy shperthime të tjera kane ndodhur në Maelbek dhe Schuman, dy stacionet te metros pranë zonës ku ndodhen institucionet europiane.