Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video të re ku përshëndesin sulmet në Paris që lanë 17 të vdekur duke paralajmëruar për sulme të tjera në Europë dhe Shtetet e Bashkuara. “Unë i them të gjithë njerzve që mendojnë se Shteti Islamik nuk do të mbërrijë në Europë se me ndihmën e Perëndisë, ne do të vijmë.

Ne do të zgjerohemi në të gjithë Europën, në Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër e gjithashtu edhe në SHBA. Iu them gjithë vëllezërve të mi që nuk mund të imigrojnë për t’iu bashkuar kalifatit islamik, të rezitojnë me të gjitha mënyrat, t’i vrasin të pafetë, të djegin makina dhe shtëpitë e tyre. Iu them vëllezërve të mi, nëse shihni një oficer policie vriteni atë... vritni të gjithë të pafetë që shihni në rrugë”, thonë tre xhihadistët. 

Në videon propagandistike, një prej luftëtarëve të ISIS përshëndeti sulmin e Al Qaedës duke thënë: “Dëgjuam lajmin e mirë se vëllezërit tanë mbtrojtën islamin dhe çuan në ferr ata që u tallën me profetin Muhamed”, citon njëri antar i ISIS. Video e re e Shtetit Islamik publikohet një ditë pasi militantët ekstremistë të Al Kaedës morën përsipër sulmin e javës së kaluar, që sipas tyre ishte planifikuar që një vit më parë.

Të dyja grupet janë ekstremiste, por sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ISIS dhe Al Qaeda janë në pikën më të keqe të marëdhënieve mes tyre, për shkak të një sërë mosmarrëveshjesh mbi fenë.