ISKSH nxjerr listën e barnave të
rimbursueshme, 8.4 mld lekë fond

ISKSH nxjerr listën e barnave të <br />rimbursueshme, 8.4 mld lekë fond
TIRANE - Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe procedurave të Botimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme, sot çdo qytetar mund të përfitojë prej kësaj liste me 426 barna, e cila është pasuruar me 19 alternativa të reja.

Për listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2013, nga ISKSH është vënë një fond prej 8.4 miliardë lekë, pra rreth 500 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

“Ky fond është 2.5 here me i larte se fondi i shpenzuar për listën e barnave ne vitin 2006, kur për barnat shpenzoheshin 3.4 miliardë lekë”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të ISKSH-së.

Në deklaratën për shtyp, ISKSH thekson se së bashku me rritjen e barnave në listën për këtë vit, është rritur edhe numri i popullatës që përfiton nga rimbursimi.

“Kategoritë më në fokus janë ajo e pensionisteve dhe veteranëve, të cilët mbulohen 100% nga lista e barnave të rimbursueshme. Bëhet fjalë për mbi 250 mijë persona, që trajtohen çdo muaj me barna cilësore që kurojnë sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetit etj, për të cilët shkojnë 80% e fondeve të rimbursimit, ose 6.4 miliardë lekë në vit”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq, theksohet se “nisur nga disa masa të Qeverisë për aplikimin e çmimeve të referencës, këtë vit u bë e mundur që çmimet e disa grup-barnash të ulen, duke rritur në këtë mënyrë përfitimet për pacientët nga lista e rimbursimit.

“Grupet që kanë më shumë ulje janë barnat që trajtojnë pacientë me organe të transplantuara; barnat që trajtojnë aneminë, sëmundjet kronike nervore, diabetin, sëmundjet kronike të zemrës etj”, përfundon njoftimi për shtyp i ISKSH-së.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi