"Duke ju përgëzuar për këtë qendër të re që po vihet në funksion në spitalin e Durrësit, dëshiroj gjithashtu t'ju lajmëroj për vendimin e miratuar dje nga Këshilli Administrativ i ISKSH-së për rritjen e pagave tuaja nga 2-5 %", - deklaroi drejtoresha Hana.
Më tej ajo sqaroi se një ditë më parë, ISKSH ka miratuar një vendim, për ndryshimin e pagave të punonjësve të spitalit të Durrësit. Vendimi i ISKSH-së parashikon rritjen e pagave të sistemit shëndetësor dhe joshëndetësor mesatarisht për 2-5 %, për 701 punonjësit e spitalit.
Kjo shtesë page do të ketë një efekt financiar prej 6.4 mln lekë dhe përfitojnë 161 mjekë, 351 infermierë dhe 189 personel mbështetës. Ndërkohë që drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana u nderua me certifikatën e mirënjohjes nga Spitali i Durrësit, për mbështetjen e vazhdueshme.
(ad.ti/shqiptarja.com)