TIRANË - Deputeti Kastriot Islami ka deklaruar se një javë më parë ka votuar pro kandidaturës së Bujar Nishani, duke hedhur poshtë zërat për abstenimin e tij. I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Islami tha se vota e tij ishte kundër zgjedhjeve të parakohshme në vend, ndërkohë që grupi PS kishte marrë vendimin për bojkotin e procesit.
“Mora pjesë në votim për 2 arsye të mëdha. E para sepse jam kundër bojkotit. Nuk mund të bojkotoja një seancë aq të rëndësishme si zgjedhja e presidentit. E dyta, isha i prirur dhe ky ka qenë qëndrim konseguent, të jepja votën time kundër zgjedhjeve të parakohshme. Shqipëria nuk duhet të shkonte në zgjedhje të parakohshme për shkak të çështjes së presidentit”, tha Islami.
Islami tha se pas votimin edhe Rama edhe Berisha kanë dalë të fituar.
“Berisha deklaroi qartazi se do të respektonte Kushtetutën dhe pas konsulimeve do të zgjidhte një nga figurat e larta të PD-së. Berisha arriti maksimumin që mund të arrinte në objektivat e partisë së tij. Pati në krah të gjitha votat e aleatëve. Ndërsa PS ishte e prirur për të pasur në dorë retorikën që i lejon të thotë se ky ishte një shans i humbur”, deklaroi deputeti socialist.
I pyetur për mundësinë që ai t’i bashkohet grupit parlamentar të LSI-së, pas përjashtimit nga grupi i PS, Islami preferoi ta anashkalonte përgjigjen, duke nënvizuar se qëndrimet e tij nuk kanë qenë kundër Partisë Socialiste.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com