Islanda refuzon kërkesën për azil
të 17 shqiptarëve, i kthen në atdhe

Islanda refuzon kërkesën për azil<br />të 17 shqiptarëve, i kthen në atdhe
ISLANDË - Drejtoria islandeze e imigracionit ka refuzuar kërkesën e 17 azilantëve shqiptarë që kërkonin azil. Pas refuzimit, shqiptarët u larguan me aeroplan nga Islanda të hënën në mbrëmje.

Nga 17 prej azilëkërkuesve që u larguan nga Islanda, gjshtë prej tyre ishin fëmijë ku njëri prej tyre ishte 5 muajsh. Në mesin shqiptarëve ishte edhe një grua shtatzënë.

Gjendja e gruas shtatzënë ishte shumë e dobët për shkak të stresit. Arsyeja e refuzimit për azil të 17 shqiptarëve nuk dihet ende. Një avokat që përfaqësonte azilkërkuesit shqiptarë tha se kishte kërkuar një shtyrje të vendimit, por kërkesa ishte refuzuar.

Disa prej shqiptarëve kishin mbërritur në Islandë për ndeshjen e futbollit mes ekipeve kombëtare, por që të gjitha aplikimet e tyre për azil u refuzuan.

(Foto: Aeroporti ndërkombëtar i Rejkjavikut)

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin