Ismail Qemali në 1913: Shkodra duhet të jetë shqiptare! Fuqitë dakord që Mali i Zi të nënshtrohet!

Ismail Qemali në 1913: Shkodra duhet të jetë shqiptare! Fuqitë dakord që Mali i Zi të nënshtrohet!

Ismail Qemali

“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 2 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me opinionin e Ismail Qemalit mbi çështjen e Shkodrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Romë, 1 prill.

Nga korrespondenti i veçantë i “Matin” (Me telefon).

Ismail Qemal beu, kreu i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, mbërriti sot në Romë. Ai erdhi nga Brindizi, pas një udhëtimi nga Vlora në këtë port, në jahtin e Dukës së Montpensierit.

Ismail Qemal beu, në lidhje me çështjen e Shkodrës, tha:

“Duket se çështja e Shkodrës tashmë është zgjidhje e sipër. Qëndrimi i Malit të Zi nuk më duket se ka gjetur një sukses. Arsyet pse qyteti i Shkodrës duhet të jetë shqiptar janë shumë të njohura, dhe fuqitë tani kanë rënë dakord që ta ftojnë Malin e Zi të nënshtrohet.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë