Ismail Qemali përballë Esad Pashë Toptanit

Ismail Qemali përballë Esad Pashë Toptanit
Ekspozita "Franca në Shqipëri 1912-1922" që është organizuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe të 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel legate midis Francës dhe Shqipërisë vijon të qëndrojë e hapur në muzeun Historik Kombëtar. Legata e parë franceze është çelur më 16 qershor 1922 dhe në ekspozitë është edhe fotoja dokument me ambasadorin e parë të Francës dhe familjen e tij në Shkodër. Autori Valter Gjoni, drejtues i Sektorit të Arteve të bashkisë së Tiranës ka organizuar rreth 20 ekspozita deri më sot me temë historike dhe kulturore. "Valter Gjoni mban urdhrin Naim Frashëri akorduar nga presidenti i Shqipërisë dhe Kalorës i Meritës akorduar nga presidenti francez Zhak Shirak për vendosjen e marrëdhënieve në nivel lokal midis bashkive", tha në çeljen e ekspozitës ambasadorja franceze Christine Moro. 150 fotografitë e kësja ekspozite janë realizuar nga gazetarët dhe operatorët të organeve kryesore mediatike franceze të kohës, nga reporterët e armatës franceze të orientit dhe armatës franceze në Shqipëri gjatë Luftës I Botërore. Fotot paraqesin Ismail Qemalin dhe figura të tjera të kohës, foto të vendeve të operacioneve luftarake të kohës, foto të vendeve të legatës franceze, etj. Më shumë foto u janë marrë dy figurave Ismail Qemalit dhe Esad Pashës, që në pragun e ribërjes së historisë shqiptare kryqëzohen përballë polemikave të sotme. Në intervistën për "Shqiptarja.com", akademiku Luan Malltezi dhe Chritine MOro qartësojnë rolin historik të secilit.

Profesor Malltezi, cila është dëshmia më tipike që ju si drejtor i Muzeut Kombëtar do të donit ta kishit prej kohësh këtu?
-Paraqitja më Muzeun Kombëtar e ekspozitave me karakter historik nga specialistë të ndryshëm ka rëndësi sepse vizitorët e sotëm bien në kontakt me ngjarje të historisë së tyre të kaluar. Ne jemi të interesuar të mbledhim këto arkiva në vendin tonë, të cilat gjenden në biblioteka të botës, në arkiva, në intervista. Është kontributi i madh i autorëve të këtyre ekspozitave që ne të drejtojmë vëmendjen tek faktet historike. Në gjykimin kjo është një nga ekspozitat më të mira që realizohet në MHK dhe bëhet fjalë për një periudhë që gjithë shqiptarët sot janë shumë të interesuar. Shikimi këtyre fotografive është një informacion i dobishëm për çdo njeri. Ngjarjet, dëshmitë për qytetet, për personalitet, për krahinat, për fshatrat e ndryshme, janë për vizitorin e sotëm një mënyrë për të reflektuar mbi historinë.

Duke parë se faktet historike të zbuluara në këtë ekspozitë, shkojnë përtej historisë shqiptare të shkruar deri më sot, mendoni se është koha rishikimin e historisë së kësaj periudhe?
-Unë dëshiroj të them që kur flitet për histori dhe rishikim të historisë duhet të kemi parasysh këtë gjë: çdo brez duhet t'i rikthehet historisë, nuk bëhet fjalë vetëm për historinë shqiptare që kanë qenë e politizuar. Historia e çdo kombi shkruhet dhe rishkruhet. Sigurisht në rastin e historisë sonë që është e politizuar prej komunizmit kjo është një detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm që trajtimi i kësaj periudhe ka qenë i politizuar, edeh pse unë do të thosha që janë arritur rezultate shumë të rëndësishme. Arkivi i shtetit ka bërë dy botime të rëndësishme me fakte origjinale dhe që janë bërë publike. Kjo eskpozitë mund të qëndrojë edhe në themel të studimeve të reja, Njerëzit kanë këndvështrime e tyre. Ka rëndësi që të botohen materiale arkivore. Por pas kësaj duhet ende një punë shumë e madhe për studiuesit, një angazhim i madh, për të dalë një libër historik më afër të vërtetës.

Sot ka mendime edhe për rishikim e figurës së Esad Pashës. Çfarë drite hedh ekspozita në kuadrin e këtyre polemikave?
-Është mjaft e rëndësishme që edhe pse ka shumë foto të Esad Pashës këtu hidhet më shumë dritë për karakterin e tij të palidhur me interesat e Shqipërisë. Materiale të shumta mendoj se hedhin dritë për një nga problemet më të pazgjidhura. Dokumentacioni bën të qarta qëndrimet e gabuara që kemi ne ndaj personaliteteve të vendit. Flas për qëndrime të kohës. Unë nuk besoj që ekspozita e sotme lë shumë vend për të diskutuar se ka probleme ose merita të Esad pashë Poptanit që nuk i janë thënë.

Por, mes dokumenteve eskpozohet në fakt një intervistë që ai akuzon Ismail Qemalin për qëndrim të dyfishtë ndaj Europës?
-Ismail Qemali qe një figurë e jashtëzakonshme e kohës dhe është një personaliet që u shqua shumë në nivele të larta të Perandorisë Osmane. Ishte në nivele të larta përfaqësimi dhe prej atje ai ka dhënë një kontribut të drejtëpërdrejët që ndodhte Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe unë nuk gjykoj se ne mund të nisemi nga vlerësimet e Esad pashë Toptanit që nga pikëpamja e formimit ishte në distancë nga Ismail Qemali. Për vetë kohën sigurisht pikëpamjet mund të ishin të ndryshme. Nuk besoj se është nevoja ta zgjasim për Esad Pashën, por për të vërtetat. Më e rëndësishme ka qenë figura e Ismail Qemalit për vetë problemet që Shqipëria pati, siç e dini ju nga realiteti historik që Shqipëria doli mjaft e copëtuar nga vendimet e ambasadorëve të Londrës. Në këtë vështrim ndoshta tek figurat kryesore të kohës mund të marrin vendime që mund t'u interesojnë në momentin aktual shqiptarëve. Ndaj problemi me Ismail Qemalin ka qenë se ai mund të ketë bërë lëvizjet e veta. Atë e ndëshkon fakti që u largua nga pushteti për marrëdhëniet që pati me Qerebenenë, por këto janë gjëra që kërkojnë kohë dhe studim të mirë të periudhës në një kontekst të caktuar. Shkurt Ismail Qemali duhet marrë si figurë pozitive se kërkoi t'u japë zgjidhje pozitive problemeve që kishte vendi.

Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’