'Israeli House' i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë!

'Israeli House' i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë!

Përkujtimi i holokaustit ndaj hebrenjve

Për tre ditë Shqipëria ishte e përfshirë në përkujtim të "Holokaustit"! Po ndryshe nga e herët e tjera, këtë herë pati një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse për herë të parë një delegacion nga Izraeli i një niveli shumë të lartë kishin ardhur në Shqipëri që përbëhej nga ish Kryetar i Knesset, Ministra, ish Ministra, deputet e sipërmarrës të rëndësishëm!

Vizita e tyre nisi me homazhe në Monumentin e Holokaustit ku ishte i pranishëm Kryebashkiaku i Tiranës, ish Presidenti Moisiu, përfaqësues të "Israeli House Albania" e të tjerë! Më pas prania e delegacionit nga Izraelit vazhdoi me praninë në Kuvendin e Shqipëri që kishte organizuar një seancë të jashtëzakonshme plenare në kujtim të "Holokaustit" dhe morën fjalën z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS, znj. Spiropali në emër të Qeverisë, z. Alibeaj si Kryetar i Grupi Parlamentar të PD dhe po ashtu edhe z. Mediu.

Nuk mungoi as videomesazhi i Presidentit të Izraelit! Mesazhet ishij të qarta: Kurrë më antisemetizëm në emër të etnisë, besimit fetar, ngjyrës! Me rëndësi të madhe ishte edhe takimin në Akademinë e Shkencave! Ndërsa në  mbrëmje ishte takimi në Pallatin e Kulturës, i cili si rrallë herë bëri bashkë të gjithë faktorin politik shqiptar ku nuk mungoj ish Kryeministri Hoti, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, perfaqeues të Opozitës shqiptare, ministra të qeverisë shqiptare si dhe delegacioni nga Izraeli! Në diskutimet e tyre u fol për marrëdhënie e hershme mes shqiptarëve dhe izralianëve me praninë e një sinagoge në Sarandë që daton që në shekullin e pestë e po ashtu për faktin se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që hebrenjtë i kishte mbrojtur duke bërë që numri i tyre pas Luftës të II të ishte më i madh se para fillimit të Luftës!

Me rëndësi të veçantë ishin fjalimet e palës së delegacionit izralian që shprehën devotshmërinë për t'i forcuar më tej marrëdhëniet mes popujve dhe cilësuan faktin se për shkak të historisë shqiptarët e izralianët janë vëllezër dhe me aktin e shpëtimit, shqiptarët nuk kane shpëtuar vetëm 3 mijë e ca hebrenj, por kanë shpëtuar familje e breza të tërë, sepse tashmë nga personat e shpëtuar ka gjenerata të tjera prej fëmijëve dhe nipërve e mbesave! Ndërsa dje ishte edhe takimi i fundit duke festuar 31 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit!

Foli ish ambasadori ynë në Izrael z. Gjuraj, z. Balla, z. Yeniel (Hilik) Bar ish n/Kryetar i Knesset, z. Shaban Sinani (historian), z. Issawi Frej ish Ministër për Bashkëpunimin Rajonal, Omer Bar Lev ish Ministër i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Kreshnik Collaku (deputet i PD), Shalom Danino deputet i Knesset dhe Lindita Nikola Kryetare e Kuvendit! Gjatë diskutimeve u theksua se marrëdhëniet me Izraelit e Shqipërisë janë të hershme si dhe mundësia që të shoqërohen me marrëveshje konkrete në fushën e investimeve, arsimore dhe ose jo edhe në fushën e sigurisë! Përfaqësuesit e delegacionit Izralian u zotuan se sapo të riktheheshin në Atdhe do të flisnin kudo për Shqipërinë dhe shqiptarët si në Parlament, media, televizione, gazeta, portale, në qeveri! Po ashtu propozuan si hap të parë vendosjen e një linje direkte mes Tiranës dhe Izraelit!

Roli i "Israeli House" ishte i jashtëzakonshëm në këto tre ditë aktivitete për disa arsye:

1. Njohja e delegacionit izralian me fakte për rolin që ka luajtur Shqipëria dhe familjet shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve!
2. Paraqitja e fakteve historike si provë e kontakteve prej më shumë se 2 mijë vitesh mes shqiptarëve dhe izralianëve
3. Bërja e mundur vizita e një delegacioni kaq të rëndësishëm Izralian që vizitonte për herë të parë Shqipërinë!
4. Nxitja për të bërë që marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë të jenë në një standard të lartë bashkëpunimi shumëdimensional
5. Krijimi i një tradite dypalëshe që për arsye historike e jo vetëm kanë shumë çfarë të bashkëndajnë!
"Izraeli House" i ka bërë një shërbim të Jashtëzakonshëm Shqipërisë duke e afruar si kurrë më parë me Izraelin, tani ju takon përfaqësuesve të institucioneve shqiptare të kuptojnë rëndësinë, të kapin okazionin dhe të insistojnë në konkretizime me marrëveshje ekonomike e jo vetëm!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin