Israeli shqyrton njohjen e Kosovës

Israeli shqyrton njohjen e Kosovës
Qeveria izraelite është duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Danny Ayalon. 
Ai ka thënë se njohja e shtetit të ri të Kosovës nga ana e Izraelit do të bëhet më së largu vitin tjetër, shkruajnë portalet kosovare.

Ayalon mori pjesë në Gjenevë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Migracionit dhe me rastin e 60-vjetorit të Konventës së UNHCR-së që po zhvillohen në Pallatin e OKB-së dhe zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të mediave botërore.

Pyetjes rreth relacioneve mes Jerusalemit dhe Prishtinës dhe mundësitë për gatishmërinë e qeverisë izraelite të njohë shtetin e Kosovës, Ayalon për agjencinë informative “Presheva Jonë”, është përgjigjur: 
“Me Kosovën kemi marrëdhënie shumë të mira, kam takuar personalitete dhe delegacione të Qeverisë së Kosovës dhe besoj se së shpejti do të vizitojë Kosovën, për zgjerimin e bashkëpunimit tonë”.

Ndërsa lidhur me njohjen e Kosovës, Ayalon ka thënë se qeveria izraelite do ta merr së shpejti edhe këtë vendim. “Për proceset në Kosovë, si dhe njohjen e saj është mjaft i angazhuar edhe komuniteti ndërkombëtar. Edhe qeveria jonë në këtë drejtim është duke negociuar dhe duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së shtetit të ri të Kosovës, gjë që do ta bëjmë së shpejti, me siguri vitin e ardhshëm. Por me rëndësi është të theksoj se Izraeli mbështet fuqishëm Kosovën dhe popullin shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Ayalon. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë