Numri i të huajve, shtetet respektive të të cilëve nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, në Itali është rritur pranë shifrës katër milionë, ku marokenët dhe shqiptarët janë grupimi më i madh, njoftoi agjencia italiane e statistikave, ISTAT. "Numri i qytetarëve, shtetet respektive të të cilëve nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, u rrit tre për qind vitin e kaluar për të arritur një total prej 3,87 milionë banorë", tha ISTAT-i. "Rreth 24 për qind e tyre janë të rinj", shtoi ai. Përveç marokenëve dhe shqiptarëve, grupimi tjetër i madh janë kinezët, ukrainasit dhe filipinezët", shtoi agjencia italiane e statistikave, ISTAT./ATSH/
/Shqiptarja.com












