Itali, 1525 emigrantë janë
kthyer në Shqipëri që nga 2011
Sipas Raportit të Fondacionit Moressa, 32 mijë punonjës të huaj janë larguar nga Italia gjatë vitit 2011, që do të thotë se arkat e shtetit italian kanë humbur 87 milionë euro.
ROMË - Kriza italiane prek të gjithë, por imigrantët më shumë se vendasit. Këtë nxjerr në dritë edhe raporti i fundit i Fondacionit Moressa mbi ekonominë dhe imigrantët në Itali. E një ndër efektet e krizës është edhe largimi i imigrantëve. Që përkeqëson situatën ekonomike në Itali, pot ë mbahet parasysh se punonjësit imigrantë janë edhe taksapagues e nëse këta taksapagues nuk janë më në Itali, arkat e shtetit “humbasin” burimin e të ardhurave të tyre.
Disa të dhëna interesante të përpunuara nga Moressa, janë ato që kanë të bëjnë me të ardhurat dhe taksat e paguara nga të huajt, këto gjatë vitit 2011. Taksapaguesit e huaj në Itali kanë qenë 3.438.078, kanë deklaruar të ardhura personale mesatare prej 12.880 euro për shumë totale prej 43 miliardë e 600 milionë euro. Kanë paguar mesatarisht secili 2.930 taksë mbi fitimin (IRPEF), gjithsej mbi 6,5 miliardë euro, shkruan shqiptariiitalisë.com.
Sipas raportit, gjatë vitit 2011 janë larguar nga Italia 32 mijë imigrantë, që do të thotë se gjatë vitit 2012 në arkat e shtetit Italian kanë hyrë 87 milionë euro më pak, vetëm duke konsideruar taksën IRPEF.
Komunitetet më të mëdha, rumunë, marokenë, kinezë, shqiptarë, kanë pasur edhe largimet më të shumta, por që gjithsesi mbeten në shifrat 1.500-2.000 vetë, me përjashtim të rumunëve (të larguarit, sipas Moressa-s kanë qenë 7.700).
Në veçanti, numri i shqiptarëve që kanë lënë Italinë gjatë vitit 2011 kanë qenë 1.525. Prej secilit prej tyre, arkat e shtetit italian kanë humbur 1.870 euro në vit si taksë mbi fitimin, për një shumë totale prej mëse 2.850.000 euro.
Në vitin 2012 të huajt në marrëdhënie pune në vitin 2012 janë mbi 2.334.000, me përqindje punësie 60,6% që është më e lartë se ajo e italianëve (56,4%) por nga viti 2008 punësimi i imigrantëve ka rënë me 6,5% ndërsa mes italianëve ka rënë vvetëm me 1,8%.
Ndërsa të papunët e huaj kanë qenë 382.672, me një nivel papunësie mes imigrantëve që ka shkuar në 14,1%, ndërsa për italianët niveli i papunësisë ishte 10,3%. Krahasuar me vitin 2008, papunësia mes të imigrantëve është rritur me 5,6% ndërsa mes italianëve vetëm me 3,7%.
Marrë nga shqiptariiitalise.comRedaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00