Një i ri nga Durrësi është vënë në pranga e policisë italiane, pasi ka rezultuar se udhëtonte me një makinë të vjedhur në qytetin e Astit.
Shqiptari, vetëm 19 vjeç, që sipas policisë vendase quhet Erlad Memushi, kishte arritur të grabiste në qytezën në të cilën edhe banonte, pra në Asti, një makinë, ndërsa ditën e hënë, ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë, teksa kanë kërkuar kontrollin e dokumenteve të mjetit.
I riu, ka zbritur nga makina dhe ka goditur me grushte karabinierin, ndërsa pak më pas ai është arrestuar.
Policia ka bërë me dije se pas prangosjes së tij i është ushtruar kontroll në makinën e grabitur dhe është konstatuar se janë gjetur një sërë mjetesh të cilat i riu i përdorte për të kryer grabitje.
Policia ka raportuar për mediat se në makinën e shqiptarit, 19 vjeç, janë sekuestruar leva, kaçavida, një darë e vogël, maska dhe mjete të tjera që i shërbenin për të kryer grabitjet. I riu, që jetonte me dokumente të rregullta në Asti do të hetohet për grabitje me dhunë dhe goditje të forcave të policisë.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA