Një 34 vjecar shqiptar është arrestuar nga policia italiane e qytetit të Ternit në Peruxhia, nën akuzën e tentativës së vrasjes të një bashkatdhetari 21 vjeçar. Grindja mes dy personave ka nisur në ambientet e një bari në komunën Borgo Bovio, duke vijuar më pas në rrugë. 21 vjeçar është goditur nga bashkëatdhetari i tij me thikë në gjoks. Aktualisht, ai ndoshet i shtruar në spitalin e qytetit të Ternit, në rrezik për jetën. Sipas hetimeve të para të policisë italiane, shkaku i konfliktit kanë qënë komentet isnsituese të 21 vjecarit në drejtim të një vajze që ndodhej në bar.