Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm (19 mars) në Padova të Italisë.
Sipas medieve italiane i riu Alfred Vocaj ndërroi jetë pasi motori i tij u përplas me një makinë.
Vocaj humbi kontrollin e motorit të tij, dhe hyri në korsinë e kundërt.
Ai u përplas kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar.
Komento