ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në një provincë të Sicilisë në Itali, ku një burrë vrau bashkëshorten e tij.
Ernesto Favaro goditi disa herë më thikë 29 vjecaren, Maria Amatuzzo me shtetesi italiane, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e ciftit në Marinella di Selinunte.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë, por paraprakisht dyshohet se krimi i rëndë ndodhi për shkak të xhelozisë nga ana e 69 vjeçarit për gruan e tij të re. Në momentin e mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, autori u gjet me armën e krimit në dorë, me thikën e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale.