Itali, 34 vjeçari shqiptar u vra me plumb në kokë, flet motra e tij: Jam e shokuar! Nuk na tha kurrë diçka të çuditshme

ITALI- Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e 4 nëntorit në një punishte zdruktharie në zonën Cueno ku shqiptari 34 vjeçar Klaudio Myrtaj u gjet i vrarë me plumb në kokë.

Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe motra e tij, Desara Myrtaj e cila u shpreh se shokuar dhe tha se nuk e kuptonte sesi kishte ndodhur ngjarja pasi ai nuk kishte folur kurrë për asnjë konflikt apo gjë të çuditshme.

“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por na duheshin para. Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”, tha 29 vjeçarja.

Për ngjarjen nuk ka të arrestuar, ndërsa sipas mediave italiane vrasja ka qenë e planifikuar pasi ndaj shqiptarit është qëlluar me silenciator në punishten ku punonte.

Klaudio Myrtaj kishte emigruar në Itali para dy vitesh dhe punonte në kantiere ndërtimi rrugësh. Herë pas here bashkëpunonte edhe me një zejtar të zonës në Cuneo ku dhe u vra. Ai jetonte jo shumë larg vendit ku mbeti i vrarë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja