Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Itali, autori e qëlloi me silenciator në zdrukthtarinë ku punonte në Cuneo, pistë hetimi xhelozia (EMRI+FOTO)

Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Itali, autori e qëlloi me silenciator në zdrukthtarinë ku punonte në Cuneo, pistë hetimi xhelozia (EMRI+FOTO)

Klaudio Myrtaj dhe punishtja ku u gjet

Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Ai është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj.

Sipas mediave italiane, shqiptari u gjet pasditen e djeshme (4 nëntor) me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në një punishte zdrukthtarie në zonën Cuneo, në via Umberto pranë bashkisë, ku ishte duke punuar. Një plumb 34 vjeçari e kishte marrë në kokë. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Mediet italiane kanë zbardhur dinamikën e vrasjes e cila rezulton se ishte e planifikuar. Trupi i Myrtajt u gjet në punishten, ku ai herë pas here punonte, por askush nuk ka dëgjuar të shtënat e armës kur ai është qëlluar. Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari. Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar shqiptarin, dhe më pas është larguar por është filmuar nga kamerat e zonës.

Kur është kthyer pronari i punishtes ka parë shqiptarin të shtrirë në tokë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit, pasi një nga pistat paraprake që dyshohet për vrasjen është xhelozia. 

Shqiptari kishte shkuar në Itali para dy vitesh dhe punonte në kantiere ndërtimi rrugësh. Herë pas here bashkëpunonte edhe me një zejtar të zonës në Cuneo ku dhe u vra. Ai jetonte jo shumë larg vendit ku mbeti i vrarë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Vrasja e shqiptarit në Itali, dyshohet për shkaqe xhelozie, merret në pyetje e dashura

1699204341_8888888888888888888.webp

Policia po pyet disa persona si dëshmitarë, të vrasjes me armë zjarri të 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj në Vernante, në zonën e Cueno në Itali. Sipas La Stampa, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Mes personave të marrë në pyetje është edhe e dashura e 34-vjeçarit.

Ora 18:00
Si u vra shqiptari në Itali, autori i bëri pritë në zdrukthtarinë ku punonte, e qëlloi me pistoletë me silenciator! Filmohet nga kamerat e sigurisë

1699204064_163641438cfd3908a793a4bb7af20dd6c588c0414.webp

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Kaludio Myrtaj në Itali. Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari. Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin. Për këtë arsye hetimet janë kategorizuar si vrasje me paramendim. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person që dyshohet se është autori i ngjarjes. Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.

Ora 17:38
(EMRI+FOTO) Identifikohet shqiptari i vrarë në Cuneo të Italisë

1699202367_ppoooooooooooooo.jpeg

Klaudio Myrtaj është shqiptari i cili është vrarë me armë zjarri në zonën e Cuneo, në via Umberto të Italisë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli