ITALI - Në Perugia, një person i armatosur ka hyrë në zyrat e Qarkut në qendër të qytetit, dhe ka qëlluar për vdekje dy punojnëse.

Njëra vdiq në vend, tjetra u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Vrasësi, 42 vjeçar më pas me të njëjtën armë vrau veten. Nga hetimet paraprake, bëhet fjalë për shtetasin italian, Andrea Zampi, një sipërmarrës i vogël në sektorin e modës i cili akuzonte Qarkun se i kishte shkaktuar humbjen e 150 mijë eurove në një financim.

Kryebashkiaku i Perugia-s tha: "Bëhet fjalë për një tragjedi të tmerrshme për familjet e tyre dhe dhe për të gjithë ne".

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)