Bari - Është vlerësuar mbi një milion euro në muaj xhiroja e të ardhurave të një grupi të dyshuar të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i shkatërruar sot nga karabinierët e Barit dhe Barletës në Itali. 8 persona, 4 italianë dhe 4 shqiptarë, të moshës nga 34 deri në 49 vjeç, janë arrestuar në bazë të një urdhër arresti, ndërkohë janë 15 persona nën hetim në total.
Sipas antimafias grupi dyshohet se siguronte sasi të mëdha kokaine dhe marijuane nga Shqipëria, Spanja dhe vende të Evropës Veriore, dhe më pas droga transportohej në Pulia për t'u shpërndarë si në rajon, ashtu edhe në zona të tjera, përfshirë lagjen Scampia të Napolit, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të organizatave lokale. Gjashtë persona të tjerë të dyshuar ishin arrestuar më parë.
Organizata kriminale është përgjegjëse për aktivitetin e saj në trafikun e drogës dhe në veçanti për furnizimin e sasive të mëdha të kokainës dhe marihuanës ndërmjet marsit dhe gushtit 2023.
Qendra në Shqipëri
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Anti-Mafias e Barit (DDA) ka rezultuar se "qendra operative" e organizatës ndodhej në Shqipëri, ku koordinoheshin të gjitha aktivitetet. Ndër anëtarët kryesorë të grupit spikasin trafikantë shqiptarë, të cilët përshkruhen si "veçanërisht aktivë në menaxhimin e rrugëve të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Pulias, duke konsoliduar kështu një aks logjistik thelbësor për trafikun e drogës," shkruhet në njoftimin e karabinierëve.
Baza kryesore operative të grupit ishin në Barletta, Modugno (Bari) dhe Mola di Bari. Droga ruhej në depo dhe më pas u shpërndahej "blerësve të qëndrueshëm", të ngarkuar për shpërndarjen në tregjet lokale të drogës. Të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës transferoheshin më pas në Shqipëri.
Sekuestrohen 15 kg kokainë
Gjatë hetimeve janë sekuestruar mbi 15 kilogramë kokainë, dy kilogramë marijuanë, armë (përfshirë tre pistoleta) dhe municione të llojeve të ndryshme, si dhe 15 mijë euro në para të gatshme, të konsideruara si fitime nga trafiku.
Hetimi filloi pas një ngjarjeje të dhunshme në Viareggio (Lucca) në tetor 2022, ku një shtetas maroken u plagos me thikë. Kjo ngjarje çoi në zbulimin e një "trafiku të gjerë ndërkombëtar të lëndëve narkotike," i cili përfshinte gjithashtu rrugë që lidheshin me Spanjën, Belgjikën dhe Gjermaninë./lagazzettadelmezzogiorno.it/
Prokuroria e Antimafias e Barit arriti të shkatërrojë një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. 15 persona janë në hetim ndërsa 8 janë arrestuar, mes tyre 4 janë shqiparë.
Trafikantët janë vënë në përgjime ambientale por dhe në përgjime të tjera. Në videon e operacionit gjithashtu zbulohen dhe disa biseda të përgjuara mes trafikantëve.
I hetuari: Çfarë ka …! Në Germani më 15, mall I pastër fare, arritën të kalonin 7 ton!
I hetuari: Kam qëllim të marr 10 – 15 kile.
I hetuari: Edhe nëse të zinjtë, (Policia) më janë vënë pas nuk mund të më bëjnë asgjë.
I hetuari: Bari në Belgjikë … Nuk ka lidhje me atë të Spanjës. Kushton dyfish dhe është shumë më e fortë.
legenat ishalla kalben ne burg e para se shesin dorge qe vdes njerzit dhe e dyta se na felliqen. NUka po na lejne me ngritur koke.
Përgjigju