Momenti i shembjes në tokë të Edoardo Bove ka bërë xhiron e mediave dhe frikësuan botën e futbollit. Për fat të mirë gjithçka duket se ka kaluar për 22-vjeçarin e Fiorentinës, por ky episod sigurisht që na bëri dhe do të na bëjë të reflektojmë.
Sepse bëhet e vështirë të kuptosh se si sportistët e këtij niveli mund të jenë viktima të ngjarjeve të tilla dramatike gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Janë ata që duhet të jenë super të kontrolluar dhe në gjendje të mirë fizike.
Megjithatë, jo çdo gjë bëhet gjithmonë me vëmendjen maksimale. Siç zbulohet nga Ivo Pulcini, drejtor aktual mjekësor i Lazios.
“Në vitin 2019 vizitova një lojtar shumë të rëndësishëm, i cili tani është i njohur dhe luan në këtë edicion në Serie A, por nuk e konsiderova të përshtatshëm për të luajtur futboll”, tha Pulcini për Il Messaggero. Lojtari është vizituar tre herë në klinika të ndryshme sepse drejtori sportiv i atëhershëm Igli Tare e ka kërkuar me çdo kusht, por “jo” ka mbetur e prerë.
Duke folur për rastin Bove, Pulcini përjashton "një krizë të papritur epileptike nëse nuk do të kishte pasur më parë në të kaluarën. Ky problem, me një specialist dhe një procedurë të saktë, mund të mbahej lehtësisht nën kontroll. Nëse do të zbuloheshin aritmi, do duheshin vlerësuar me teste të ndryshme, ergometër ciklik, elektrokardiogramë dhe CT koronare, rezonancë magnetike kardiake", tha mjeku.
Bove duhet të falënderojë mikun dhe shokun e tij të skuadrës Danilo Cataldi, i cili i shpëtoi jetën me një manovër të mësuar nga koha kur luante te Lazio.
"Lazio i mësoi atij ndihmën e parë, e cila është trashëgimia kulturore e të gjithë lojtarëve të klubit. Danilo ka një certifikatë ndërkombëtare nga Shoqata Amerikane e Zemrës ACLS për të ndihmuar njerëzit në çdo situatë emergjente.
Lazio ishte klubi i parë në Itali që bëri këto kardio-kurset e reanimacionit pulmonar me përdorimin e defibrilatorit. I kemi filluar në vitin 2018 dhe i përsërisim çdo dy vjet për të kujtuar teknikat dhe për të udhëzuar çdo të sapoardhur, më pas ua dhamë lojtarëve defibrilatorët dhe në veçanti atë që ka skuadra në autobus kur largohet.
Ne e udhëzuam edhe Lotiton (presidenti) të blejë një pajisje kardiologjike të quajtur sistemi SDS, depistimi i vdekjes së papritur dhe i cili na e siguroi dhjetë vjet më parë. Është thelbësore që të gjitha ekipet të punojnë për ta pasur atë”, përfundoi mjeku i Lazio.