VASTO- Minoreni shqiptar me inicialet G.M plagosi me thikë të ëmën dhe largohet me shokët. Pasi ka qëlluar disa herë me thikë në pjesën e qafës i riu është larguar me disa bashkatëdhetarë në bordin e një autoveture. Sipas karabinerisë së Vasto-s i riu kishte planifikuar të dilte në fundjavë dhe pasi është ndalur makina në të cilin ai udhëtonte për një kontrollë rutinë, policia ka mundur të zbardh një ngjarje tronditëse.
Në bluzën e të riut policët kanë parw disa gjurmë gjaku, nga ku i kanë kërkuar shpjegime për shenjat e dyshimta. Minoreni i trembur nga ky kontroll ka shpjeguar se ka patur një grindje me të ëmën. Menjëherë pas këtij shpjegimi, policia ka shkuar në vend ngjarje ku kanë transportuar në urgjencë gruan e plagosur, e cila pas një ndërhyrje kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si provë materiale policia ka sekuestruar thikën e cila ishte lënë e gjakosur në ambjentet e kuzhinës nga 17 vjecari shqiptar. Tentativa për vrasjen e të ëmës është akuza që Karabinierët e qytezës së Vastos, i kanë komunikuar 17 vjeçarit shqiptar me inicialet G.M Minoreni me inicialet G.M ndodhet i izoluar në ambjentet e shoqërimit në pritje të hetimeve të mëtejshme që do të cojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com