Itali/ Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari shqiptar, mjekët i prenë këmbën, nuk u mbijetoi plagëve

Itali/ Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari shqiptar, mjekët i prenë këmbën, nuk u mbijetoi plagëve

Pamje nga aksidenti

Një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, mbrëmjen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit.

Lajmi është dhënë nga Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, ku iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.

Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit, teksa po ktheheshin në shtëpi.

Furgoni është përplasur me një kamionçinë buzë të rrugës.

Kamionçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.

 Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk mbijetoi plagëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira, furgonit dhe kamionçinës, kanë pësuar lëndime të lehta.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!