Një 29-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali. Ai është identifikuar nga policia italiane si Bujar Krasnaj, nga Qerreti.
I riu punonte në shoqërinë’’Ok Gol’’, ku merrej me mbarvajtjen e autostradës. Shqiptari është goditur në orarin e punës nga një Audi A6, ku ka mbetur i vdekur në vend.
Nga kjo përplasje ka mbetur i plagosur edhe një tjetër punëtor dhe shoferi i makinës. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas lajmit të vdekjes, kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miqtë e 29-vjeçarit, të cilët e kanë shkruar se do ta kujtojnë gjithmonë si një djalë të thjeshtë dhe të buzëqeshur.
“Lamtumirë mik. Nuk meritojë një fund të tillë... ishe një njeri i veçantë dhe një vdekje e tillë nuk ka aspak kuptim. Do të kujtoj përherë mbrëmjet e bukura në Favolla dhe në Sarca, dollitë dhe dëshirën tënde për të jetuar e për t’u argëtuar, të cilën ia përcillje të gjithë atyre që të rrethonin. Do të jesh i madh edhe nga aty lart. Lamtumirë Bujar! Të dua shumë(të kam xhan)” fjalët prekëse të mikut.

(Bujar Krasnaj)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com