Zvarritja e çështjeve gjyqësore në itali ka bërë që kryeministri Matteo Renzi i cili ka vetëm 6 muaj në këtë detyrë, të reformojë drejtësinë. Renzi ka shpallur një sërë masash për të riparuar sistemin tejet të ngadalshëm të drejtësisë në vend.

Planet e tij iu japin shumë pak kohë gjyqtarëve dhe avokatëve, në mënyrë që të punojnë më shpejt, si dhe përshpejtimin e rasteve të thjeshta të divorcit.
 
Renzi tha se “revolucioni” i tij do të prishë të gjtiha burokracitë që po sjellin një ndikim të dëmshëm në aktivitetin e biznesit. Për të zgjidhur një çështje civile në Itali do të duhen të paktën 8 vite pasi gjykimet zvarriten pas çdo seance.
 
Ndërsa një biznes që shkon në gjykatë për të zbatuar një kontratë duhet të presë 3 vjet për një vendim, dyfishin e kohës që merr zakonisht në Francë.
 
Kjo ka bërë që bizneset e huaja, aq të nevojshme për Italinë në recension, të tërhiqen në shumë raste. Renzi ka premtuar përgjysmimin e kohës së zvarritjes së këtyre çështjeve, madje edhe të atyre që janë në proces.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)