Në prag të ndeshjes miqësore Itali-Argjentinë, Papa Francesku ka pritur në Vatikan dy ekipet për ti bekuar në prag të ndeshjes. “Përpara se të jeni kampionë, ju jeni njerëz dhe më e rëndësishmja është të jeni kampionë në jetë, e pastaj në fushë.
Për mua do të jetë pak e vështirë që në këtë ndeshje të jem tifoz me njërën apo tjetrën kombëtare. Për fatin tim të mirë, është vetëm një miqësore dhe ju kërkoj që të jetë e tillë edhe në fushë. Ju, futbollistët, jeni shumë popullorë, njerëzit ju ndjekin, si atëherë kur jeni në fushën e lojës dhe edhe jashtë saj.
Kjo për ju është një përgjegjësi sociale, të cilën duhet ta merrni përsipër dhe të pranoni të shndërroheni në shembuj për të gjithë ata që ju admirojnë” deklaroi Papa para futbollistëve të dy ekipeve, në prani të dy kapitenëve të ekipeve Buffon për Juventusin dhe Mesin për ekipin argjentinas. Papa ka deklaruar edhe më parë që është tifoz i Argjentinës, por në këtë ndeshje ka deklaruar se për fat kjo është një ndeshje miqësore.
Ndërsa pas takimit me Papa Franceskun, Lionel Mesi ka folur për mediet duke dhënë edhe përshtypjet tij të para. ‘"Futbolli më ka çuar në të gjithë anët e globit, në vendet më të largëta e të pabesueshme, por dita e sotme ishte me të vërtetë e veçantë dhe e paharrueshme. Ishte një krenari e veçantë për mua të takohesha me Papën, edhe sepse ai është argjentinas” tha ai.
Messi dhe Mario Balotelli nuk do të luajnë në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Argjentinës që zhvillohet sot. Messi në stërvitje ka pësuar një tërheqje të muskulit, Balotelli ka probleme me gjurin.
/Shqiptarja.com