Në një operacion antidrogë të orëve të fundit karabinierët italianë kanë goditur grupin italo- shqiptar që bashkëpunonte me mafian 'Sacra Corona Unita' duke arrestuar 29 persona, 14 prej të cilëve shqiptarë.
Ata akuzohen për trafikim e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, fillimisht në brigjet Apuliane dhe Abruzzese dhe më pas e shpërndanin atë në Italinë Veriore.
Akuzat e ngritura ndaj tyre janë të zhvillimit të një organizate kriminale , trafikim drogës, zhvatje dhe mbajtjen e armëve të paligjshme. Atyre iu është kapur të paktën 7 tonë drogë, hashash, marijuanë dhe kokainë.
Forca e ndryshimit forca qe çon perpara PS
Përgjigju