ITALI - Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë dhe një italian, pasi u kapën me 35 kilogramë marihuanë. Ermand Hysenaj 26 vjeç, Gazmend Bregu 35 vjeç si dhe shteasi italian Michele Magro 50 vjeç janë arrestuar nga policia e "Guardia di Finanzia" në Itali.
Gjatë operacionit, policia ka mundur të sekuestrojë 35 kilogramë marihuanë, pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Pas informacionit, forcat e rendit kanë monitoruar gjatë natës një makinë të tipit "Citroen C3", e cila rezultonte e marrë me qira.
Forcat e policisë kanë vënë re një tjetër makinë të tipit "Mercedes Benz", me tre persona, që drejtohej për nga "Citroen", nga i cili zbriti Magro. Menjëherë agjentët e kanë bllokuar, ndërsa "Mercedes Benz" është larguar me shpejtësi në drejtim të Sirakuzës. Pas arrestimit të italianit, policia ka mundur të ndalojë edhe "Mercedesin".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com