Itali/ 17-vjeçari shqiptar kapet me 35 kg kokainë me vlerë mbi 3 mln euro, e kishte fshehur poshtë krevatit në 2 valixhe

Itali/ 17-vjeçari shqiptar kapet me 35 kg kokainë me vlerë mbi 3 mln euro, e kishte fshehur poshtë krevatit në 2 valixhe

Droga e sekuestruar

17 vjeçari shqiptar me inciale A.K është kapur në Itali me 35 kg kokainë në shtëpinë e tij, e cila arrinte vlerën mbi 3 mln euro.

Kokaina me vlerë mbi 3 mln euro u gjet e fshehur poshtë krevatit të 17-vjeçarit shqiptar, e ndarë në pako me nga 1 kg.

I riu 35 kilogramët i kishte kishte futur në 2 valixhe, të mbushura plotësisht dhe të ndara nëpër pako, e cila më pas do shitej me 80 euro për gram. Por nga ky operacion nuk është gjetur vetëm drogë, pasi në dollapin e prindërve të 17 vjeçarit policia ka gjetur 700 gram hashash të ndarë në 7 qese të vogla.

I riu pasi është arrestuar është liruar, ndërsa nën hetim janë anëtarët e tjerë të familjes së tij. Por ndonëse janë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet, duhet theksuar se familjarët e të riut nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë. Nëna  e të riut punon në qytet, ndërsa babai nuk është i punësuar për momentin.

Autoritetet po përpiqemi të kuptojmë se çfarë po bënin dy valixhe plot kokainë në banesën e një familjeje që nuk kishte precedentë penalë. Nga ana e hetuesve nuk përjashtohet mundësia se ata po ruanin drogën në emër të dikujt tjetër.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e familjes shqiptare, i riu ka qenë vetëm. Kur policia ka trokitur në derën e shtëpisë, ai ka bërë gjithçka për t'i ndaluar që të mos hynë brenda. Droga e fshehur arrinte një sasi të madhe, më e larta që është gjetur ndonjëherë në zonën e Lodit. Hetimet po kryhen nga departamenti operativ i karabinierëve Lodi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë