Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Novara të Italisë pasi u kap në flagrancë me 112 doza kokainë, me peshë totale 87.7 gramë.
I riu shqiptar me banim në Galliate, është arrestuar nga efektivët e Antidrogës në Itali, pas një kohe të gjatë nën mbikqyrje.
Sipas mediave, 22-vjeçari u kap pasi doli nga shtëpia dhe mbërriti me makinën e tij në një parking, ku filloi të shkarkonte kokainën nga makina e tij, duke e ngarkuar në një makinë tjetër.