ITALI – Një 65-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi mashtronte për të përfituar pension, edhe pse jetonte në Shqipëri. 65-vjeçari që për disa kohë ka jetuar në Ariano Irpino (Avellino), shkonte një herë në muaj në Itali për të marrë çekun e pensionit, i cili ligjërisht nuk i takonte pasi ai jeton në Shqipëri.
Guardi di Finanza ka zbuluar mashtrimin e 65-vjeçarit, dhe e ka arrestuar.
Çdo fillim muaji, i moshuari shqiptar kthehej në vendin fqinj për të tërhequr pensionin që normalisht i takon një person me banim të përhershëm në Itali. Pasi merrte paratë, 65-vjeçari kthehej menjëherë në Shqipëri.
Policia ka bëri disa kontrolle për të verifikuar nëse shqiptari jetonte në Ariano Irpino, por kurrë nuk e kishte gjetur atë. Por kur kishin parë listën e emrave të udhëtarëve, ka zbuluar udhëtimet e tij të përmuajshme nga Durrësi për në Itali. 65-vjeçari tashmë do t’i duhet të kthejë mbrapsht paratë e marrë padrejtësisht.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com