Itali, arrestohet agjenti i "SHISH"
prezantohej me mision sekret

Itali, arrestohet agjenti i prezantohej me mision sekret">
TREVISO - I pajisur me një dokument të Shërbimit Informativ Shtetëror, ka pretenduar të qëndrojë në Itali, edhe pse e kishte të ndaluar që në vitin 2009. Madje, kur është ndaluar nga policia, nuk ka hezituar të tregojë me të madhe se ishte agjent i shërbimit sekret shqiptar.

Shqiptari është ndaluar pak ditë më parë nga autoritetet e vendit fqinj, ndërsa ishte i pajisur me një dokument si punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i përkiste Agjencisë Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit.

Si një agjent 007, ai u është prezantuar policëve italianë, duke iu thënë se ndodhej aty për një mision sekret. Madje, protagonisti 32-vjeçar nga Shqipëria, i dëbuar njëherë nga territori italian, i cili u ndalua gjatë një kontrolli të patrullave të policisë në një bar ne San Zeno të Treviso, ishte nën shoqërinë e dy bashkëkombasve të tij dhe fillimisht ka nxjerrë një dokument nga portofoli. Por, menjëherë e ka tërhequr pas, duke thënë se nuk mund ta zbulonte identitetin e tij, pasi ishte në mision sekret.

“Jemi kolegë, besoj se ju më kuptoni”, u ka thënë 32-vjeçari policeve, duke kërkuar t'u mbushë mendjes se ndodheshin përballë një kolegu. Por, pas verifikimeve, agjentët italianë kanë vërtetuar dyshimet e tyre. Shqiptari, ishte një person me precedentë penalë për shpërndarje droge në Itali, falsifikime dhe drejtim automjetesh pa patentë. Ndërsa ishte dëbuar nga Italia, në vitin 2009, pasi ishte pa leje qëndrimi.

Policia gjeti në makinën e tij disa kaçavida dhe mjete të tjera të forta. Për këtë ai u shoqërua në komisariat dhe është vënë në pranga për mbajtje të sendeve të vjedhura, sipas ligjit “Bosi-Fini”.

Ndërkohë, autoritetet italiane nuk kanë sqaruar, nëse dokumenti i tij si pjestar i shërbimit sekret shqiptar SHISH, ishte i falsifikuar, apo ai ishte bërë pjesë e tij pas vitit 2009, kohë kur u dëbua nga Italia.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania