Itali, arrestohet boksieri shqiptar
dënonte armiqtë e Kazalezëve

Itali, arrestohet boksieri shqiptar<br />dënonte armiqtë e Kazalezëve
ROMË - Arrestohet në Itali si bashkëpunotër i mafias boksieri shqiptar, Orial Kolaj, fitues i kampionateve italiane dhe europiane në peshat e mesme.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, 30-vjeçari Kolaj është arrestuar nga policia e Romës bashkë me 15 vetë të lidhur me klanin mafioz të Kazalezëve (Casalesi). Të akuzuar për vepra të ndryshme si mashtrim, vjedhje, gjobvënie bizneseve, konkurrencë e paligjshme me kërcënime dhe dhunë, armëmbajtje pa leje etj.

Vlera e sekuestrimit të të mirave të tyre materiale të tyre arriti në shifrën e 30 milionë eurove. Aktiviteti i tyre kryesor i paligjshëm ishte:  kontrolli mbi sallat e lojërave të fatit, videopokerat dhe bastet.

Por për t’u vënë "kapakun" grupeve rivale duhej edhe një boksier. Dhe është boksieri shqiptoar Orial Kolaj, me pasaportë italiane, i cili bashkë me shqiptarë të tjerë, të quajtur si “boksierët” ekzekutonin dënimet e rivalëve.

KUSH ISHTE ORIAL KOLAJ
Shumë e njohin si “Boksieri”, të tjerë si “MR Enrich”, por për  të gjithë ai është thjesht Orial Kolaj, kampion italian dhe europian i peshave të mesme dhe të rënda të Lazios. Orial ka lindur në Shqipëri në 23 gusht 1983. Në moshën 11 vjeç transferohet në Itali dhe rritet në Marino, vend i Kështjellave Romane.
 
Në moshën 24-vjeçare afrohet me botën e boksit, në fillim si amator, më pas si profesionist derisa korr fitoret e cituara më sipër. Kultivonte bashkë me miqtë e tij, të cilët i quante vëllezër, pasionin e madh për Lazion, të cilin e ndiqte përherë nga shtëpia edhe në transfertë.
 
Fama e tij si boksier përhapet në gjithë Italinë, por edhe në Shqipëri, ku tregohen shpesh sukseset e tij. Nga Shqipëria ruan mbi shpatull një tatuazh të madh me shqiponjën. Arrestimi i tij me akuzën e aktivitetit mafioz ka çuditur miqtë e tij në Shqipëri dhe mijëra tifozët e tij italianë, të cilët e kanë konsideruar gjithmonë Orial Kolajn një atlet model.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’