PULIA - Sekuestrohen 160 kilogramë kanabis sativa dhe në pranga është vënë një shqiptar që po e transportonte. Siç bën të ditur policia italiane e Barit, sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në momentin kur 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtur me furgonin ku ndodhej edhe droga.

Karabinierët e Ruvos në Pulia e kanë ndaluar të riun dhe kanë kontrolluar makinën duke gjetur edhe lëndën narkotike. Kontrolli i makinës është bërë pasi karabinierët që ndodheshin në posbllok kishin parë disa mbeturina në fund të furgonit.

Ndaj të arrestuarit është ngritur akuza e “trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)