BOLOGNIA- Ndërsa prej kohësh luante me rrezikun duke u kacavjerrur nëpër ballkonet e ndërtesave për të hyrë në to e për t’i grabitur, shenjat e gishtërinjve të gjetura mbi një vazo kanë çuar në prangat e policisë italiane një 22-vjeçar shqiptar.
I arrestuari është shtetasi, Tahir Suli, i cili në saj të aftësive të tij për të grabituar dhe larguar në kohë ishte etiketuar nga policia e Bolonjës si “hajduti akrobat”.
22-vjeçari, sipas mediave italiane, ka një kurrikulum të pasur me precedentë për krime ndaj pronës.
Policia e ka arrestuar atë nën akuzën e pjesëmarrjes në një bandë që më 25 tetor 2012 vuri në shënjestër një pallat në periferi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com