Një shqiptar që transportonte 4 kg hashash u arrestua mëngjesin e djeshëm në një stacion autobuzi në Pescara të Italisë.
Policia e Pescarës po monitoronte trafikun me rastin e fëstës së 25 Prillit kur vuri re transportuesin me sjellje të çuditshme.
Fillimisht kishte zbritur nga autobuzi që vinte nga Roma dhe sapo kishte parë policinë ishte kthyer duke thënë se kishte ndaluar në stacionin e gabuar. Aty u pikas nga policia e cila nisi ta kontrollonte dhe i gjeti në çantën e tij të shpinës 40 paketa hashashi.
Droga e sekuestruar nga policia arrinte koston e 12.000 eurove.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com