Një shqiptar 27 vjecar, i cili është klandstin në Itali, është arrestuar për akuzën e tentativës së vrasjes të ish të fejuarës së tij 20 vjecare. Ngjarja e ka ndodhur në komunën Melzo-s në provincën e Milanos. Shqiptari e ka pritur ish të dashurën e tij jashtë një bari, ku ajo punonte dhe pas një grindjeje të dhunshme e ka goditur disa herë me thikë. 20 vjecarja gjendet e shtruar në spitalin “San Raffaele” në qytetin e Milanos në gjëndje të rëndë shëndetësore. Motivi i kësaj ngjarjeje ka qënë xhelozia e mospranimi nga ana e 27 vjecarit, për t’i dhënë fund të lidhjes.
/Shqiptarja.com








