Plot 14 kg marijuanë dhe 140 mijë euro i janë sekuestruar një shtetasi shqiptar nga oficerët e policisë së Riminit në Itali.

Një prej patrullave policore të përfshira në kontrollin e disa subjekteve shqiptare, ndoqi një makinë me targa shqiptare dhe e ndaloi me justifikimin se do të kryente një kontroll rutinë.

Shoferi i automjetit ishte një shtetas shqiptar 38 vjeç dhe u shfaq shumë nervoz gjatë kontrollit nga uniformat italiane.

Në bagazhin e automjetit të tij u gjetën 5 kg marijuanë, ndërsa në kontrollin e mëvonshëm në shtëpinë e autorit u kapën 9 kg të tjerë marijuanë dhe 140 mijë euro.

Shtetasi shqiptar ndodhet tani në burg për trafik lëndësh narkotike.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)