Një shqiptar është ndaluar nga policia në qytetin e Firences, në Itali ku i është gjetur në sedilen e pasme të makinës një sasi prej 70 kg kanabis. 38 vjeçari i cili ishte me precedent penal është arrestuar nga karabinierët pasi u ndoq nga policia italiane.
/Shqiptarja.com
Shqiptari, po kthehej nga jugu i Italisë, ku ai kishte marrë ngarkesën e drogës. Ai u arrestua pasditen e djeshme ndërsa ka pranuar edhe te policia se po e transportonte kanabisin. Droga ishte e mbuluar me një copë në bagazh dhe në sedilen e pasme të makinës ku 70 kg kanabis ishin të ndara në katër pako.
38 vjeçari është arrestuar ndërsa droga dhe makina u sekuestruan. Marihuana ishte destinuar për në dyqanet në krahinën e Firences ku do t’i kishte dhënë një fitim prej 350 mijë euro në qoftë se do të kishte dalë në treg.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com











