ITALI – Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Veron pasi u kap me 28 kg marijuanë, 700 gramë kokainë dhe 25 mijë euro cash.

Gjithashtu gjatë kontrollit nga garazh, u gjetën materiale për përpunimin dhe paketimin e drogës si dhe 47 telefonë celulare dhe 6 makina që kishte vende të posaçme për të fshehur drogë gjatë transportit.

I arrestuari është Artur Petushi, i cili konsiderohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në veri të Italisë dhe që ka lidhje ndërkombëtare për trafikun e drogës.

artur pelushi
(Në foto 37-vjeçari i arrestuar Artur Petushi)

Edhe pse ai është hetuar për shumë çështje rezulton pa rekorde kriminale. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve komplekse, ku u përfshinë policë civilë, përgjime telefonatash dhe analizim informacionesh.

droga
(Në foto: droga e sekuestruar)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)