PADOVA - Një 56 vjeçar shqiptar është arrestuar nga ana e policisë italiane në Padova, pasi është kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike e llojit heronië prej 30 kg.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në prangat e policisë ka rënë shqiptari me iniciale Ruzhdi E. Arrestimi i shqiptarit është kryer mesditën e së mërkurës, ndërsa bëhet e ditur se sasia e lëndës narkotike e zbuluar, nëse do të hidhej në treg në vlerë 2 milionë euro.
 
Operacioni policor është bërë pas hetimesh të kryera ku unifomat blu që kanë rënë në gjurmët e shqiptarit. Sipas mediave italiane, droga u gjet në një papafingo në një ndërtesë banimi në rrugën “Leopardi”, e banuar nga 16 familje.
 
Shqiptari rezulton të jetë një person i papunë dhe se  jeton prej kohësh në Padova së bashku me familjen e tij dhe disa të afërm.
 
Ai është arrestuar nga policia në flagrancë teksa u pikas duke shkuar dhe marrë lëndën narkotike në vendin ku ishte fshehur dhe ku prej kohësh policia e vëzhgonte për të zbuluar poseduesin e saj.
 
I pyetur nga hetuesit ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me heroinën, por se ishte afruar në vendin ku ajo ishte fshehur me pretendimin se ishte miell.
 
 “Mendova se ishte miell”, mësohet të jetë shprehur shqiptari Ruzhdi E.
 
Nga ana e saj policia italiane ka sekuestruar celularët e shqiptarit nga ku pritet të zbulohen edhe lidhjet e tij me trafikantët. 


heroina
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)