Një 46 vjeçarë shqiptar me iniciale A.A është arrestuar në Itali ditën e enjte pasi u ndalua nga policia italiane ndërsa kontrolluan makinën e tij Fiat Punto. Shqiptari A.A punonte si punëtorë në shtetin Italian.
Pas një hetimi të plotë dhe kontrolli të bërë në shtëpinë e tij në provincën e Ceggia të qytetit të Venecias, u kapën 35 gram kokainë dhe 373 gram kanabis. Policia Italiane sekuestroi gjithashtu edhe 23 mijë e 700 euro kesh.
Në shtëpi ju gjetën edhe materiale për paketimin e dozave të drogës. Emigrantit ju bllokuan edhe 2 telefona celularë ndërsa për momentin është në arrest shtëpie në pritje të hapjes së gjyqit.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com