Një familje shqiptare me gjashtë persona me qëndrim në Itali, ka përfunduar në spital mbrëmjen e djeshme ku janë helmuar nga monoksidi karbonit. Pas hetimeve nga policia është verifikuar se një defekt në sobën e ngrohjes e cila ka qenë e ndezur në kuzhinë, tymi ka shkaktuar helmimin e familjes shqiptare.

Mes gjashtë personave, të cilët katër janë fëmijë, kanë njoftuar ambulancën pasi nuk janë ndjerë mirë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qytetin e Santa Giustina.

Personat e helmuar nga dyoksidi i karbonit janë , një grua 38 vjeçare, kryefamiljari 44 vjeçar dhe fëmijët 5, 11, 12, dhe 17 vjeç.

Familja shqiptare është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt për tu mjekuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

rimini

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com