Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në shtetin fqinj të Italisë. Një autobus shkolle me 40 nxënës të moshës 14 dhe 18 vjeç ka dal nga rruga për t’iu shmangur përplasjes kokë më kokë me një makinë Alfa Romeo 147.
Autobusi u përmbys në një kanal në hyrje të Baragiano (Potenza), por fatmirësisht mediat italiane raportojnë se të gjithë nxënësit kanë mundur që të shpëtohen dhe janë dërguar menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme mjekësore.
Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë pasi mbeti i bllokuar për një kohë më të gjatë.
Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Giuseppe Galizia, kryebashkiak i Baragiano (Potenza), i cili ka thënë se: “Fatmirësisht kishte pak lëndime të lehta, ishte një mrekulli. Duke parë situatën e autobusit, mund të kishte ndodhur një tragjedi”.