Teksa kryetari bashkisë së Lecco-s Virginio Brivio shpalli ditë zie për vdekjen e tre motrave Sindi, Keisi dhe Simonas, e njëjta bashki, bashkë me gazetën e qytetit, po mbledhin fonde që familja të përballojë shpenzimet e varrimit.

Gjithkush mund të japë donacionin e tij në këtë numër llogarie “IT96 A056 9622 9000 0000 3943 X06”. Sakaq, në xhaminë e Lecco-s, myslimanët kanë pritur Bashkim Dobrushin.

Pasi tha se myslimanët duhet të jenë të bashkuar siç e ka emrin edhe babai i vajzave, do ta kalojnë këtë moment të vështirë.

“Gjithçka nisi nga varfëria. Shpresojmë që të pendohet”-thanë klerikët, në prani edhe të kryebashkiakut. Në ceremonitë mortore në Itali kanë marrë pjesë personalitete të larta të pushtetit lokal në Lecco dhe konsullja shqiptare Luljeta Çobanaj. Thuajse të gjithë, gjatë fjalimeve, u treguan të kursyer me fjalë, ndërsa iu bashkuan lutjeve për shpirtrat e vajzave.

Për të ndjerën Simona, tifozen e skuadrës së Interit, ishte sjellë një bluzë, me autograf të Havier Zanetit.

Shkrimi u publikua sot(15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)