Itali, Berisha merr mbështetjen
për integrimin

Itali, Berisha merr mbështetjen<br />për integrimin
ROMË – Sali Berisha dhe Mario Monti i shtrënuan duart për herë të parë në Bruksel në vitin 1996, njeri president i Shqipërisë dhe tjetri , komisioner i KE.
Pas 16 vjetësh, ata janë takuar sërish. Por, këtë herë në kryeqytetin italian, si dy homologë në krye të dy qeverive.
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka vlerësuar marrëdhënien me vendin fqinj, veçanërisht mbështetjen për heqjen e vizave me zonën Shengen.
“Sot janë rreth 1 mln shqiptarë në Itali dhe kanë luajtur rol me rëndësi për rilindjen e dytë kombëtare pas rëniës së diktaturës. Kur i hoqën vizat për shqiptarët kishte nga ana që thanë se do shihnin eksodet. Garant kryesor që qetësoi partnerët ishte qeveria italiane se një gjë e tillë nuk do ndodhte”, tha Berisha.

Kryeministri Italian, Mario Monti, në një deklaratë të përbashkët për shtyp deklaroi se shqiptarët, pas mbërritjes në brigjet italiane që në fillim të viteve ’90, sot përbëjnë një komunitet tërësisht të interguar në shoqërinë italiane.
Kreu i qeverisë italiane vlerësoi rritjen e eksporteve dhe importeve mes vendeve tona. Monti u shpreh me tej se Italia e ka mbështetur Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizve, ndërsa premtoi se do bëjë të njëjën gjë edhe për procesin e integrimit në BE.

“Është e nevojshme që Shqipëria të vazhdojë me reformat që të anëtarësohet në BE, keni mbështetjen më të fortë të Italisë në këtë drejtim”, tha ai.
Kryeministri Berisha ftoi kryeministrin italian për vizitë në Shqipëri, për 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit.
“Deri sot kam prit të gjithë kryeministrat e këtij vendi, që nga Kraksi e me rradhë. Mos harroni se kam qenë 8 vjet në opozitë dhe jam i sigurtë që do pres edhe Montin”, tha kryeministri shqiptar.

TAKON NAPOLITANON: SHQIPERIA PRANE INTEGRIMIT
Gjatë takimit me presidentin italian Giorgio Napolitano, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen më të thellë Italisë, qeverisë italiane dhe popullit italian për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në 20 vitet e ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe që vazhdojnë t’i japin asaj në rrugën e integrimit evropian. Kryeministri theksoi rolin e jashtëzakonshëm të Italisë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit në Shqipëri, presidenti Napolitano shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të Kryeministrit Berisha. Presidenti theksoi se politika e Italisë kundrejt Shqipërisë ka ruajtur në mënyrë konstante frymën e bashkëpunimit e të miqësisë në të gjitha fushat, pavarësisht mazhorancave qeverisëse që kanë drejtuar Italinë. Ai shprehu kënaqësinë që Shqipëria ndodhet shumë pranë integrimit në BE dhe e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces.

Presidenti Napolitano shprehu vlerësimet më të larta për komunitetin shqiptar në Itali, duke theksuar se tashmë ai është një komunitet i mirëintegruar, si dhe shprehu kënaqësinë që sindroma e paragjykimeve ndaj tyre tashmë është tërësisht e tejkaluar. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen që populli italian i ka dhënë këtij komuniteti, jo vetëm komunitetit arbëresh, por veçanërisht në 20 vitet e fundit. Në mënyrë të veçantë, ai vlerësoi rolin e Presidentit Napolitano duke kujtuar në këtë kontekst edhe mbështetjen e tij në funksionin e tij të mëparshëm si ministër i Brendshëm, nëpërmjet dekreteve të ndryshme të firmosura prej tij, në atë periudhë.

Në përgjigje të interesit të Presidentit Napolitano për zhvillimet dhe progresin ekonomik, politik dhe institucional, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze te reformave ekonomike e institucionale dhe arritjeve që ato kanë sjellë. Presidenti Napolitano vlerësoi faktin që ekonomia shqiptare vazhdon të rritet në kontekstin e një krize botërore, duke çmuar gjithashtu nivelin e lartë të shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore midis të dy vendeve dhe faktin që Italia është partner i parë tregtar i Shqipërisë. Gjithashtu, u diskutua për rritjen dhe fuqizimin e investimeve në Shqipëri, ku fokus u vu mbi zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë. Në këtë kontekst, u vlerësua roli i rëndësishëm i projekteve strategjike energjetike që lidhin Shqipërinë me Italinë. Në këtë kuadër, Forumi i sotëm ekonomik i zhvilluar mes sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare ka një rol të madh në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.

Duke theksuar se ky vit është viti ku Shqipëria dhe shqiptarët festojnë 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri e ftoi Presidentin Napolitano si një mik të ndërtuar të shqiptarëve që të marrë pjesë në këto festime. Nga ana e tij, Presidenti Napolitano falënderoi Kryeministrin Berisha për ftesën dhe shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë me rastin e këtyre festimeve.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës