ROMË, 18 korrik /ATSH-ANSA/ - Një gjykatë apeli në Milano hodhi poshtë vendimin e një gjykate të shkallës së parë, që e dënoi ish-kryeministrit Silvio Berlusconi me shtatë vjet burg për pagesë në shkëmbim të seksit me një prostitutë minorene si edhe për abuzim me pushtetin për të mbuluar çështjen kundër tij. Gjykata e Apelit e Milanos e shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin italian për çështjen Rubygate./ a.jor.